Punësimi afatgjatë në Gjermani
Gjatë 17 viteve të funksionimit tonë si agjenci, procedura ka ndryshuar herë të panumërta, dhe Kontext gjithmonë përshtatet dhe u përmbahet rregulloreve të reja në kohën e duhur.
McDonald's
Funksionimi në arkë, marrja e porosive, përgatitja e hamburgerëve dhe artikujve të tjerë të menusë, pastrimi i restorantit, kryerja e detyrave të caktuara nga mbikëqyrësi.
KFC
Funksionimi në arkë, marrja e porosive, përgatitja e hamburgerëve dhe artikujve të tjerë të menusë, pastrimi i restorantit, kryerja e detyrave të caktuara nga mbikëqyrësi.
PROFI CON - Contamination Control
Pasi dhoma të jetë e pastruar, ju hyni në punë duke dezinfektuar dhe neutralizuar objektin me mjete dhe pajisje speciale, të cilat jeni trajnuar për t'i përdorur paraprakisht.
Punësimi në Slloveni
Punësimi portual në Koper!
RORO - (Roll-on/Roll-off) - procedura e ngarkimit dhe shkarkimit të mjeteve në anije. Një teknikë që lejon automjetet të lëvizin në anije, duke hyrë dhe dalë duke përdorur rrotat e tyre. Në vend që të ngrihet mjeti me një vinç ose pajisje tjetër, mjetet thjesht futen në anije dhe parkohen në vendin e duhur.
Programet e studentëve
Punësimi i studentëve në Gjermani është ajo që Kontekst ka bërë me sukses për më shumë se 16 vjet. Programi është pjesë e një shkëmbimi kulturor dmth. të rinjve u jepet mundësia që përmes punës studentore të njohin gjuhën, kulturën, zakonet dhe të fitojnë shprehi pune
Programi studentor në Gjermani
Punësimi për punë studentore në Gjermani është ajo që Kontext e bën me sukses prej më shumë se 15 vitesh. Programi është pjesë e një shkëmbimi kulturor, pra studentëve u jepet mundësia që përmes punës studentore në Gjermani të njohin gjuhën, kulturën, zakonet gjermane dhe të fitojnë shprehi të punës. Për shumicën prej studentëve kjo është përvoja e parë e punës dhe paratë e para të fituara nga puna. Programi është i dedikuar për të gjithë studentët e moshës 18 deri në 35 vjeç, të cilët kanë njohuri bazë të gjuhës gjermane ose një nivel të gjuhës angleze dhe janë në gjendje të punojnë maksimumi 90 ditë, gjatë pushimeve zyrtare verore të përcaktuara nga fakulteti ku studiojnë.
Punë studentore në SHBA
SHBA-ja është një sfidë për të gjithë të rinjtë për të vizituar dhe shijuar gjithçka që ofron. Shtetet e Bashkuara quhen “toka e të lirëve” pikërisht sepse u ofron të gjithëve një shans të barabartë për të arritur dhe për të përparuar. Ndoshta gjëja më e rëndësishme është që amerikanët vlerësojnë çdo person dhe nuk marrin vendime biznesi dhe personale bazuar në kombësinë, statusin social, familjen. Ajo që ata vlerësojnë te njerëzit është individualiteti dhe pavarësia.
Kurse gjuhësh
Kontext ofron kurse gjuhësore në gjuhen gjermane për studentët dhe të gjithë kandidatët që planifikojnë të punojnë në Gjermani. Të gjithë ata që duan të punojnë në Gjermani duhet të kenë njohuri bazë të gjuhës gjermane. Qëllimi i këtyre kurseve të gjuhës gjermane është t'ju përgatisin për punë në Gjermani.
FAQ – Pyetjet më shpesh të parashtruara
SSN është një numër unik i caktuar për të gjithë pjesëmarrësit e programit në Shtetet e Bashkuara, pa të cilin ju nuk mund të punësoheni ligjërisht në Shtetet e Bashkuara. SSN-ja e marrë është e vlefshme për çdo udhëtim të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara dhe aplikohet në zyrën më të afërt kompetente në Shtetet e Bashkuara. Ky numër është rreptësisht konfidencial dhe nuk duhet të ndahet me askënd.