Punësimi afatgjatë - Gjermani

Gjatë 15 viteve të funksionimit tonë si agjencion, procedura ka ndryshuar herë të panumërta, dhe Kontext gjithmonë përshtatet dhe u përmbahet rregulloreve të reja në kohën e duhur. Nëse keni pasaportë europiane, gjithçka që duhet të bëni është të shikoni pozicionet e punës që kemi aktualisht në dispozicion dhe të na kontaktoni. Në rast se nuk keni pasaportë europiane, viza e parë në çdo rast duhet të lëshohet nga Ambasada Gjermane. Edhe pse ka disa mënyra për të gjetur një punë afatgjatë në Gjermani, aktualisht punojmë vetëm me staf të pakualifikuar, pra sipas programit të njohur “Rregullorja për Ballkanin Perëndimor”.

Marrja e terminit për vizë

Për të punuar si punëtor i pakualifikuar duhet vetëm një kusht dhe ai është të caktoni termin në ambasadën gjermane. Sipas 26 paragrafit 2 të Dispozitës së Punësimit ("Rregullorja e Ballkanit Perëndimor") Ambasada Gjermane zhvillon një llotari një herë në muaj. Lista do të jetë e hapur për një periudhë të caktuar kohore (zakonisht rreth 2 javë), dhe pas përfundimit të llotaris që zhvillohet në Ministrinë e Jashtme Gjermane në Berlin, fituesit e takimit njoftohen me email. Mundësia për të aplikuar është një here në mauj poashtu dhe e njëjta gjë mund të çojë në anulimin e aplikacioneve tuaja të mëparshme. Ashtu si ne, edhe Ambasada rekomandon që të aplikoni për një termine vetë, duke përjashtuar palët e treta apo agjencitë, pasi as ata nuk kanë asnjë avantazh për të marrë termine. Në rast se nuk caktoni terminin tuaj, duhet të aplikoni në të njëjtën mënyrë muajin e ardhshëm, derisa të merrni një termin.

Pozitat e punës

Nëse jeni fituesi i një termini, atëherë është momenti kur duhet të na kontaktoni! Ne kemi një shumëllojshmëri të gjerë pozicionesh pune, duke filluar nga sistemi gastronomic, distribuim, dezinfektimi dhe neutralizimi i objekteve, punësimi në aeroporte etj. Më pas ju duhet të vini në zyret tona me një CV të përgatitur në gjuhën gjermane dhe  pasaportë, së bashku do të vendosim se cili pozicion dhe vend pune do t'i përshtatet dëshirave dhe nevojave tuaja, ndërsa kualifikimet tuaja përputhen me kërkesat e punëdhënësit dhe procedura mund të fillojë. ! Nëse nuk keni ende një CV, tani mund ta krijoni një të tillë në faqen tonë të internetit. Kontext ju propozon tek  punëdhënësi dhe pasi ai na dërgon dokumentet e nevojshme, ne plotësojmë të gjithë paketën e dokumenteve të nevojshme që ju nevojiten për takimin pa page ndërmjetësimi! Jo, nuk duhet të na paguani pasi të keni marrë vizën dhe as ne të marrim nga ju një përqindje të pages. Kontext është rekrutuesi zyrtar për Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye ndërmjetësimi është falas! Nëse ende nuk e besoni, mos ngurroni të kontaktoni në telefonat tanë, rrjetet sociale ose vizitoni zyret tona! Pozicionet e punës po ndryshojnë vazhdimisht, kështu që aktualisht kemi ofertat e mëposhtme të punës:

Видете ги програмите


Имате дополнителни прашања, а не можете да ги посетите нашите канцеларии? Закажете си онлајн инфо сесија на: Calendly

Për NE

Konteksti është një ekip i përbërë nga filologë të diplomuar që kanë përvojë të madhe në zbatimin e programeve të shkëmbimit kulturor. Secili nga ekipi ka qenë në një nga programet e shkëmbimit kulturor. Karakteristikat tona janë profesionalizmi i jashtëzakonshëm, standardi i lartë në komunikim, puna e ndershme dhe e palodhur me të cilën Agjencioni KONTEXT është bërë një agjenci e njohur dhe e respektuar në të gjithë Ballkanin dhe më gjerë.

Lokacioni

Употреба на колачиња (Cookies)

Оваа веб-страна користи колачиња за автентикација, навигација и останати функции. Со користење на веб-страната се согласувате да ги добиете колачињата на вашиот уред.