Pozicioni i punës - Punëtor në sistem me rotacion
Funksionimi në arkë, marrja e porosive, përgatitja e hamburgerëve dhe artikujve të tjerë të menusë, pastrimi i restorantit, kryerja e detyrave të caktuara nga mbikëqyrësi.
Paga
12.61 / 12.71 euro/ora bruto
40 orë në javë / 169 orë në muaj
Mundësi për të punuar jashtë orarit nëse restoranti ka nevojë.
Orari i punës jashtë orarit paguhet 25% më shumë, dhe puna e natës 15%.
Ndërrime me rotacion (turni i parë, i dyte dhe i natës)
Akomodimi
Disa punëdhënës ofrojnë akomodim, sipas kushteve të dakorduara më parë me ambientet e akomodimit.
Bëhet fjalë për akomodime në të cilat dhoma, kuzhina dhe tualeti janë të përbashkëta.
Nëse kandidati nuk bie dakort me kushtet e akomodimit, është i detyruar ta gjejë vetë akomodimin, por duhet te njoftoje paraprakisht.
Kontext nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me akomodimin e ofruar nga punëdhënësi.
Çmimi mesatar i akomodimit është ndërmjet 500-650 euro për shtrat.
Lokacione
Në gjithë Gjermaninë
Njohuri të nevojshme të gjuhës gjermane
Disa punëdhënës pranojnë kandidatë pa e ditur gjuhen gjermane, por në këtë rast gjuha angleze është e detyrueshme.
Është ideale që kandidati të ketë njohuri bazë të gjuhës gjermane.
Në çdo rast, punonjësit janë të detyruar ta mësojnë dhe përmirësojnë vazhdimisht gjuhën gjermane.