Sigurimi Barmer

Kalimi në Gjermani sjell me vete një sërë detyrimesh që duhet t'i përmbushni në muajin e parë kur të mbërrini atje. Kandidatët që punësohen afatgjatë përmes Kontext, përpara se të nisen për në Gjermani, duhet të ndjekin një leksion të quajtur “Hapat e parë”, ku i informojmë për të gjitha sfidat që i presin, por edhe për të gjitha detyrimet me një afat që duhet të respektojnë. Bëhet fjalë për regjistrimin në  komunë, hapjen e një llogarie bankare, marrje të një numri tatimor, sigurimin shëndetësor, etj.

Rregullimi i taksave dhe zbritjeve të pagave në Gjermani është mjaft i ndryshëm në krahasim me Maqedoninë. Së pari, ka një ndryshim në klasat e taksave, dhe më pas në mënyrën e pagesës së sigurimit shëndetësor. Sigurimi shëndetësor në Maqedoni është shtetëror, ndërsa në Gjermani ju paguani sigurimet shëndetësore kompanive private të sigurimeve. Edhe pse bëhet fjalë për sigurimet shëndetësore private, ai sërish është i detyrueshëm dhe duhet ta kenë të gjithë, pavarësisht se cilën kompani sigurimesh ka zgjedhur klienti.

Për të reduktuar detyrimet e tyre fillestare, ne kemi gjetur një mënyrë që kandidatët tanë të rregullojnë sigurimin e tyre shëndetësor përpara se të nisen për në Gjermani. Kontext është një partner zyrtar i kompanisë së sigurimeve Barmer, e cila na lejon të organizojmë sigurimin shëndetësor për ju në momentin që ju merrni vizën.

Në të kaluarën kemi bashkëpunuar me disa kompani sigurimesh, por për momentin bashkëpunoj ekskluzivisht me Barmer, për faktin se ato deri më tani janë dëshmuar si më të mirët për ne  por edhe për klientët, fleksibil kur bëhet ndryshimi i punës ose vendbanimi,poashtu kanë edhe kontakt qendër për klient që e flasin vetëm gjuhën agnleze si dhe "tele-doctor" ku keni 24/7 në dispozicion mjek që mund të kontaktoni në telefon.

Nëse tashmë keni marrë vizë, pavarësisht nëse jeni kandidati ynë apo jo, vizitoni zyrat tona ku ne mund të aktivizojmë menjëherë sigurimin tuaj shëndetësor - FALAS!

Për NE

Konteksti është një ekip i përbërë nga filologë të diplomuar që kanë përvojë të madhe në zbatimin e programeve të shkëmbimit kulturor. Secili nga ekipi ka qenë në një nga programet e shkëmbimit kulturor. Karakteristikat tona janë profesionalizmi i jashtëzakonshëm, standardi i lartë në komunikim, puna e ndershme dhe e palodhur me të cilën Agjencioni KONTEXT është bërë një agjenci e njohur dhe e respektuar në të gjithë Ballkanin dhe më gjerë.

Lokacioni

Употреба на колачиња (Cookies)

Оваа веб-страна користи колачиња за автентикација, навигација и останати функции. Со користење на веб-страната се согласувате да ги добиете колачињата на вашиот уред.