Punëdhënesit

SSP – Ekspertët e Udhëtimit të Ushqimit

SSP – Ekspertët e Udhëtimit të Ushqimit

SSP - The Food Travel Experts në bashkëpunim me agjencinë Kontext shpall vende të lira pune në gastronomi në lokacione të ndryshme në aeroporte, pomba benzinesh dhe stacione treni në të gjithë Gjermaninë.

 Bashkëpunëtor në gastronomi

Përgjegjësitë tuaja:

Shitje të ushqimeve, kafe dhe pijeve në kontakt të drejtpërdrejtë me mysafirët

 Përgatitja e ushqimit për shitje direkte, rimbushja e mallit, si dhe sigurimi që çdo artikull të ketë një çmim.

Mirëmbajtja e sipërfaqes së punës dhe zonës së mysafirëve në gjendje të pastër dhe të rregullt.

Çfarë pritet nga ju?

Nuk kërkohen aftësi të veçanta nga ju, ajo që pritet është një person pozitiv, i rregullt, i cili është i lumtur të punojë me klientët.

Gjuhë gjermane në nivelin minimal A1 ose njohuri të shkëlqyer të gjuhës angleze.

Person fleksibël i gatshëm për të punuar me ndërime.

Gatishmëria për të udhëtuar në punë me makinë ose biçikletë nëse transporti publik nuk është i disponueshëm.

Pagesa është sipas tarifës dhe është 12.50 euro bruto në orë.

Ushqimi gjatë punës me çmime shumë të arsyeshme si dhe deri në 50% ulje në të gjitha vendet e tjera të shënuara me logon.

Edukata si dhe pozitiviteti janë të rëndësishëm  për kompaninë.

Na dërgoni një video të shkurtër në gjermanisht në Whatsapp (00 389 78 274 420) na tregoni diçka për veten tuaj, cilat janë pritshmëritë tuaja, niveli i gjuhës gjermane, dhe a  keni termin për vizë...

Nëse është më e lehtë për ju, mund të na vizitoni në zyrën tonë ku ne do ti përcaktojmë aftësitë tuaja gjuhësore, do ta prezentoni veten dhe do të diskutojmë për pozicion e punës dhe vendndodhje të mundshme të SSP.

Mjedisi ndërkombëtar dhe diversiteti kulturor

SSP Germany është pjesë e një kompanie ndërkombëtare që operon edhe në territorin e Gjermanisë në stacionet hekurudhore, aeroporte dhe pika karburanti në kompanitë e mëposhtme: Burger King, Frittenwerk, KFC, Haferkater, Starbucks, Dean&David, Kamps, ServiceStore DB dhe shumë marka të tjera.  Aplikoni në: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Për NE

Konteksti është një ekip i përbërë nga filologë të diplomuar që kanë përvojë të madhe në zbatimin e programeve të shkëmbimit kulturor. Secili nga ekipi ka qenë në një nga programet e shkëmbimit kulturor. Karakteristikat tona janë profesionalizmi i jashtëzakonshëm, standardi i lartë në komunikim, puna e ndershme dhe e palodhur me të cilën Agjencioni KONTEXT është bërë një agjenci e njohur dhe e respektuar në të gjithë Ballkanin dhe më gjerë.

Lokacioni

Употреба на колачиња (Cookies)

Оваа веб-страна користи колачиња за автентикација, навигација и останати функции. Со користење на веб-страната се согласувате да ги добиете колачињата на вашиот уред.